Skip to main content

International English Language Course

Kurs Ndërkombëtar i Gjuhës Angleze
Home
Rreth nesh
Si funksion kursi?
Cmimet
Gramatika angleze
Pse anglisht?
Pershtypjet
Pyetje & Pergjigje
Perkthime anglisht
Anglisht ne Kosove
Blej libra online
Na kontaktoni
Pyetje pergjigje per kursin e gjuhen angleze
Pyetje & Pergjigje



A: Eshtë një kurs online i gjuhe angleze që ofrohet për individ ose në grupe, i ndërtuar posacerisht për shqip folësit nga Akademia Ndërkombëtare e Qendrave Gjuhës / IALC Group me qendër në Nju Jork, SHBA.

A: Ajo  që ju duhet është:

1. një kompjuter të lidhur me internet.
2. Software i Skype ku mund ta shkarkosh nga website i tyre skype.com ose opsione alternative si: Yahoo messenger etj.
3. një palë kufje.


A: Për të marrë minimumin e njohurive, ne ju rekomandojmë të paktën dy mësime në javë. Sidoqoftë, ne ju ofrojmë fleksibilitetin duke jua lënë në dorën tuaj për të zgjedhur në bazë të kushteve dhe mundësive që keni. Shumica e studentëve marrin mësime 8 orë në muaj, por ka disa që marrin vetëm 4 orë në muaj dhe disa të tjerë 12 orë në muaj. Ju gjithmonë keni mundësi për të ndryshuar frekuencën e mësimeve tuaj, kurdo gjatë frekuentimit të këtij kursi.

A: Kursi është i ndarë në mësime. Në këto mësime ju do të mësoni pikat kryesore gramatikore të gjuhës, si dhe të praktikuarit e gjitha aftësive gjuhësore (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) me ndihmën e mësuesit tuaj, live nga kompjuteri.

A: Me programin IALC, çdo mesim është përshtatur për nevojat tuaja. Me ju do të punojmë në çdo gjë që ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja specifike.

A: Gjatësia e mesimeve vërtetë varet nga qëllimet tuaja të veçanta, sa shpesh ju jeni në gjendje për të mësuar, dhe sa shpesh ju merrni mesime.

A: Po! Mesimet tona kanë seksione të shkurtra gramatikore që ju japin bazat që ju duhen për të filluar ndërtimin e njohurive tuaja të gjuhes. Këto janë themelet e domosdoshme, në qoftë se ju dëshironi të bëheni i aftë dhe pastaj kaloni në nivelin e ardhshëm më të avancuar..

A: Po mundeni. Ne pranojmë të gjitha kartat e kreditit ose të debitit që mbajnë logon e: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro,  American Express, Discover nëpërmjet: paypal.com gjithashtu me Western Union, Money Gram, Money orders, Euro Giro, Transfertë bankare dhe check përsonal. Për detajet ju lutem pyesni mësuesin tuaj.

A: Ju do të keni mesimi e parë falas (60 minuta) si dhe ju ofrojmë  tekstin mesimor Gratis.

A: Minimumi që kërkohet për të pasur rezultat është 4 orë mesimi në muaj. Ne ju rekomandojmë që ju të merrni mësime 2 orë në javë por kjo është gjithmonë në zgjedhjen tuaj.

A: Me planin 3 kur ju rezervoni 12 mësime në muaj, ne do t’ju ofrojme 1 orë mësimi falas. Gjatë rrjedhës së vitit kjo ofertë akumulohet deri në një muaj të plotë të mësimeve falas!

A: Patjetër që po, ju mund të ndryshoni orarin e mësimit tuaj në çdo kohë. Mjafton të kontaktoni mësuesin tuaj dhe t’i tregoni atij / asaj për ndryshimet tuaja. Për të qenë të sigurt ju këshillojmë të njoftoni mësuesin të paktën 6 orë para fillimit të mësimit tuaj.

A: Mesimet pronotohen në plane. Ju mund të anuloni mesimet duke na dhënë një njoftim paraprak. Nuk ofrohet rimbursim për mesimet tashme të paguara. Megjithatë ju mund të përdorni mesimet e papërdorura deri në 12 javë pas mësimit të fundit të planifikuar. Nëse pas 12 javësh i riktheheni përsëri mësimeve tuaja, atëherë ju mund të vazhdoni aty ku i keni lenë, por pasi të keni berë një pagesë të re duke zgjedhur një nga planet, si rezultat ju do të përfitoni orët e papërdorura të pagesës së parë.
 Shembull: Keni b
ërë pagesë për 13 orë mesimi (plani 3) dhe jeni larguar tek mesimi numër 10 pa e njoftuar mesuesin tuaj, si rezultat ju kanë mbetur edhe 3 orë në llogarinë tuaj pa i përdorur. Ktheheni pas 12 javësh nga data e largimit tuaj dhe dëshironi të vazhdoni me mësimet më tej. Nëse dëshironi t'ju kthehen 3 orët e pa përdorura që ndodhen tashmë në llogarinë tuaj të paguara që nga hera e parë, atëherë ju duhet të bëni një pagesë të re duke zgjedhur një nga planet tona.
A: Në IALC, ju keni shumë opsione elastike prenotimi, kështu që paguani vetëm për mesimet që ju jeni duke bërë çdo muaj. Nëse keni ndërmend për të shkuar me pushime, ju thjesht na njoftoni përpara me e-mail dhe pasi te konfirmohet leja juaj nga IALC, shuma e parave të para paguara nga ju, do të qëndrojë në llogarinë tuaj derisa ju të ktheni nga pushimet dhe të rifilloni përseri. Në këtë mënyrë ju keni nën kontroll të plotë mësimet dhe buxhetin tuaja.

A: Ne kemi nevojë për një minimum prej 6 orësh të njoftohemi para mësimit të parë, në mënyrë që mësuesi të jetë në gjendje për tu paraqitur online.

A: Sigurisht, kjo pyetje mund të ketë përgjigje më me shumë se një "varet". Në veçanti, kjo varet nga:

 • niveli që ju do të filloni
 • niveli që ju doni të përfundoni
 • sa aftësi keni si përson per te mesuar nj
ë gjuhe te huaj
 • sa mirë dhe sa i/e motivuar jeni ju si student
 • gjuha juaj e parë amtare
 • sa ju jeni duke studiuar intensivisht (se sa mësime në javë merrni)

 • sa kohë keni shpenzuar duke mësuar (lexuar, folur, studiuar, etj) anglishten.

A: Po! Ju do të merrni  një certifikate nëse ju regjistroheni në këtë kurs dhe të kaloni testin e gjuhës. Pasi të keni përfunduar me sukses kursin, certifikata do të përgatitet dhe do të dërgohet në adresën tuaj.

Q: A mund të marr certifikaten e gjuhes angleze edhe pse nuk kam ndjekur kursin tuaj?
A: Po! Ju mund të merrni certifikatën duke dhënë testin i cili ju ofrohet online.



Nëse keni pyetje të tjera ju lutem na kontaktoni.