Skip to main content

International English Language Course

Kurs Ndërkombëtar i Gjuhës Angleze
Home
Rreth nesh
Si funksion kursi?
Cmimet
Gramatika angleze
Pse anglisht?
Pershtypjet
Pyetje & Pergjigje
Perkthime anglisht
Blej libra online
Na kontaktoni
          Si te mesoj anglisht online?     
Si funksionon kursi?

Programi ynë është i hartuar për të inkurajuar studentët që të flasin anglisht që nga ora e parë e mësimit. Karakteristikë e cdo mësimi është rreth ndërveprimit një mësues - një student. Bisedat do të fokusohen në tema që janë më të rëndësishme për ju, si: në marrëdhëniet e përditshme, punësim, udhëtime, shkollë, financa etj. Ju thjesht ndani me ne qëllimet dhe dëshirat që keni dhe ne do të përshtatemi në mënyrë specifike në nevojat tuaja.
 
Nëpërmjet bisedave me m
ësuesin apo mësuesen tuaj, ju do të mësoni si të flisni anglishten rrjedhshëm, duke përdorur gramatikën e duhur. Qasja jonë bisedore e vë theksin në të kuptuarit tuaj të dëgjimit dhe të aftësive në të shkruar. Ne përdorim tekste, audio, artikuj aktuale dhe burime të tjera interaktive për t'u siguruar që procesi i të mësuarit të jetë argëtim dhe të ketë angazhim të plotë.
 


Komunikimi: Audio konferencë nëpërmjet www.skype.com ose viber.com.

(Ju duhet vetëm një mikrofon ose nga telefoni juaj për t'u lidhur në linjë zanore / audio me mësuesin apo mësuesen tuaj)

Nivelet: fillestar, i mesëm, i 
përparuar.

Kurse individuale: - një me një ose në grup.
Klasat e gjuhës synojnë zhvillimin e përgjithshëm të kompetencës gjuhësore të studentit dhe aftësinë për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar dhe në situata të përditshme, si në punë dhe në jetën sociale. Gjatë kursit, studentët zgjerojnë njohuritë e tyre dhe mësojnë fjalorin e strukturave të reja gramatikore që ata praktikojnë në kontekst dhe, më tej, ato përmirësojnë aftësinë e tyre për të komunikuar, në lexim dhe shkrim të rrjedhshëm dhe të saktë.

Mësuesit: Ju do të keni mësuesin tuaj përsonal për kursin e gjuhës angleze si dhe mund të zgjidhni mësuesin tuaj sipas preferencës gjinore,

Gjatësia: mujore ose semestrale.
Klasat janë planifikuar gjatë ditëve të javës ose në fundjavë. Orari është i negociueshme duke ju p
ërshtatur nevojës së studentit.

Intensiteti: 1 orë mësim = 60 minuta. 1 herë në javë apo me shume kjo sipas deshires dhe mundesise se studentit.

Vëmendje e veçantë i është dhënë gramatikës angleze në funksionimin e përditshëm, ndërtimit të fjalorit dhe shqiptimit. Praktikimin e vazhdueshme e t
ë katër aftësive gjuhësore (lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar) ofrohen në çdo mësim.

Tarifat: Pagesa bëhet për orë. Ora e parë 
është falas (60 minuta) e cila ofrohet për studentët e rinj gjithashtu keto 60Mesime anglisht online me lidhje audio minuta shërbejnë për të kontrolluar nivelin gjuhësor që ka studenti, ku më pas t'i ofrohet teksti mësimor i përshtatshëm sipas nivelit që ka.


Mënyra e pagesës: Pranohen të gjitha llojet e kartave të kreditit apo debitit që mbajnë logon e: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro ku nëpërmjet PayPal.com bëhet transaksioni monetar. Gjithashtu ju mund te paguani nga Skrill.com ose Western Union, MoneyGram,apo me transfertë bankare si dhe me check përsonal. Për detaje ju lutem na kontaktoni.


Teksti: Në bazë të nivelit të studentit i rekomandohet dhe teksti mësimor. Ne do të ofrojmë tekstin mësimor GRATIS.

Regjistrimi: Për t'u regjistruar ju lutem kliko ketu.

Certifikata: Ju do të merrni një certifikatë nga I.A.L.C. Group për gjuhën angleze si gjuhë e huaj, pas përfundimit të këtij kursi.


Për më shumë vizitoni faqen: Pyejte & Përgjigje